KOSOVE- Mediat serbe e kanë kryelajm arrestimin e Marko Gjuriç në Veri të Kosovës gjatë pasdites së sotme.

Tanjug shkruan se gjatë arrestimit të Gjuriçit, i cili kishte hyrë pa leje në Mitrovicë ka patur edhe një të plagosur, i cili ka tentuar që të ndalojë arrestimin, shkruan Albeu.com.
arrestimi, kosove

345920
“Gjatë arrestimit të tij është plagosur edhe Zeljko Jovic, i cili tentoi që të mos lejojë arrestimin e tij, ndërsa në Mitrovicën e Veriut ka tym dhe dhunë ndaj serbëve”, shkruan Tanjug.

Gjuriç u arrestua pasditen e sotme në Mitrovicën e Veriut pasi kishte hyrë pa leje në Kosovë.

Gjuriç dërgohet në Merdare – deportohet nga Kosova
Sipas mediave kosovare, Gjuriç është dërguar në kufi me Serbinë, në Merdare, ndërsa po deportohet nga Kosova.

Gjuriç arrin në Prishtinë
Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç – pasi u arrestua në Mitrovicë, është dërguar në Prishtinë.

Pjesëtarë të Njësisë Speciale kanë hyrë në sallën ku po mbahej tubimi në veri të Mitrovicës dhe kanë arrestuar shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç, pasi ka hyrë në Kosovë pa leje.

Gjuric arrestimok

Arrestohet Marko Gjuriç
Ora 16:10- Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë të Veriut shefin e të ashtuquajturës zyrës për Kosovën, Marko Gjuric. Arrestimi ka ndodhur në tubimin serb në Kosovë, ku Gjuriq ka shkuar përkundër se autoritetet kosovare i kanë ndalur hyrjen.
Gjuric
Gazeta Express raporton se Gjuriqin policia po e sjell nën pranga në Prishtinë.

Gjuriç dhe Selakoviç hyjnë në Kosovë pa leje
Ora 15:00- Sipas Ekspress, drejtori për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, ka hyrë në sallën ku pritet të mbahet debati mbi dialogun e brendshëm për Kosovën.

Më herët Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ai nuk ka leje për vizitë në Kosovë, ndërsa është paralajmëruar arrestimi i të gjithë atyre zyrtarëve serbë që hyjnë në vendin tonë pa marrë leje paraprake.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb