TIRANE- U arrestua si një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, por 24 orë më vonë është lënë i lirë.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se policia ka ngatërruar persona, pasi pas verifikimit të gjurmëve papilare të Ergus Yzedin Jaupajt, u zbulua se ato nuk përputheshin me gjurmët e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë, si i dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të rrëmbimit, përdhunimit dhe vjedhjes me armë në bashkëpunim në shtetin fqinjë.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se të ndodhur para këtij fakti, në policinë e Tiranës është urdhërtuar lirimi i menjëhershëm i Ergys Jaupajt pasditen e 26 tetorit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: