Shtatëmbëdhjetë subjekte publike në pedonalen e Shkodrës po lirojnë hapësirat e tyre. Kjo është bërë e ditur nga drejtori i inspektoratit në qytetin verior, Gentian Ibro.

Gazetari Senad Nikshiqi thotë se aksioni po kryhet me mirëkuptimin e subjekteve dhe nga ana e tyre nuk ka pasur rezistencë. Ndërkohë, efektivët e policisë bashkiake, me mbështetjen e Policisë janë duke ndërmarrë këtë aksion.

“Aksioni ishte planifikuar në orën 9, kemi hasur bashkëpunimin e subjekteve. Ata po bëjnë lirimin vullnetarisht. Rezistencë nuk ka pasur, ka pasur bashkëpunim. Një ndër objektivat e kryetarit të bashkisë është lirimi i hapësirave publike. Ky subjekt frekuentohet shumë nga turistë vendas dhe të huaj. Bashkia është e vendosur në iniciativat e veta”, tha Ibro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb