TIRANE– Ky vit shkollor e ka gjetur Tiranën gati. Bashkia e Tiranës ka marrë të gjithë masat jo vetëm për përmirësimin e infrastrukturës shkollore shumë herë më të mirë, por edhe për të garantuar sigurinë e të vegjëlve të qytetit.

Nisur edhe nga suksesi i vitit të shkuar, edhe këtë vit të ri shkollor, punonjës të Policisë Bashkiake si dhe grupe vullnetarësh ishin sot përpara çdo shkolle, në të gjitha njësitë administrative për të ndihmuar të vegjlit dhe qytetarët që të kalojnë të sigurtë në vijat e bardha në rrugë.

“Faleminderit nga @PoliciaeShtetit, @policia_bashkia dhe vullnetarët tanë në çdo kryqëzim ku ka shkollë për ndihmën me ditën e parë. Mirënjohje dhe atyre prindërve që sot zgjodhën të linin makinat e t’i shoqëronin në këmbë fëmijët! Shumë më mirë se çdo vit tjetër! Bravo”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në “Twitter”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb