TIRANE- Policia Bashkiake ka dalë në aksion ditën e sotme për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga tregtarët në pjesë të ndryshme të Tiranës.

Por në videot e regjistruara nga qytetarët, në afërsi të tregut të “Medresesë” policia bashkiake është konfliktuar me tregtarët.

Siç raportojnë qytetarët, policia ka shkuar për të marrë mallin që ishte ekspozuar në rrugë dhe si pasojë, tregtarët kanë reaguar ashpër, duke u përleshur me policinë.

ARRESTOHEN TREGTARËT “REBELË”
Ora 16:50- Sakaq, menjëherë pas ngjarjes ka reaguar policia e Tiranës e cila ka arrestuar 4 persona për goditje ndaj punonjësve të policisë.

Në pranga ranë Jetmir Deda, Naim Sula, Admir Strazimiri dhe edhe 17-vjeçari E.D lindur në Dibër

Arrestimi i tyre erdhi pas kundërshtimit me dhunë që iu bënë policëve bashkiakë për lirimin e hapësirave publike

Policia bashkiake u kundërshtua nga pronari 29-vjeçar Naim Sula, i cili bashke më 3 shtetasit e mësipërm goditën punonjësit e policisë bashkiake.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb