Dy shqiptarë në Britaninë e madhe janë vendosur në prangat e policisë. Mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për 42-vjeçarin Frrok Zefi dhe 27-vjeçarin Aldi Gjetani.

Arrestimi i tyre është bërë, pasi dyshohen se kultivonin kanabis. Ata janë gjetur brenda një shtëpie të fortifikuar në qytetin e Blackpool, ku rruga për t’u future ishte shumë e vështirë.

Në thuajse të gjitha dyert, siç shihet edhe në foto, ishin vendosur shule të fortë dhe ishin vidhosur në mënyrë që askush të mos kishte akses. Pasi policia ia arriti të depërtonte në godinë dhe të ‘shpërthente’ hyrjet. Brenda ata gjetën 950 rrënjë kanabis, vlera e së cilës përllogaritet diku te më shumë se 1 mln euro.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe ekipet e elektricistëve pasi shqiptarët vidhnin energji për të siguruar rritjen e bimëve dhe bënë të mundur shkëputjen e rrjetit. Tashmë shqiptarët do të dalin para gjykatës dhe pritet të dëbohen nga Anglia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb