BELGJIKE- Policia belge ka marrë një alarm anti-terror duke paralajmëruar se një grup i luftëtarëve të Shtetit Islamik së fundmi është larguar nga Siria drejt Europës duke planifikuar sulme në Belgjikë dhe Francë, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Qendra belg për krizat njoftoi se një alarm kishte qarkulluar tek të gjitha forcat e policisë në vend, por nuk ka pasur plane të menjëhershme për të rritur nivelin e sigurisë në maksimum që do të tregonte një rrezik të menjëhershëm të një sulmi.

Gazeta “DH” e mori alarmin nga celula anti-terror e Belgjikës duke thënë se grup i ISIS ishte larguar nga Siria rreth një javë e gjysmë më parë, për të arritur në Evropë nëpërmjet Turqisë dhe Greqisë me anije pa pasaporta”, pa dhënë një datë të saktë të nisjes. Alarmi erdhi dy ditë pasi një sulmues i cili u zotua për besnikëri ndaj Shtetit Islamik vrau një komandant francez të policisë dhe bashkëshorten e tij në shtëpinë e tyre jashtë Parisit, dhe katër ditë pasi një person i armatosur i cili kishte deklaruar besnikërinë ndaj grupit militant islamik masakroi 49 njerëz në një klub nate homoseksualësh në Orlando të Floridas.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: