Në kuadër të ruajtjes së sigurisë dhe rendit, policia e Sarandës, ka ngritur shumë postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Aksioni në fjalë ka nisur që prej mesditës së sotme, ndërsa vijon ende. Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se nga kontrolli i ushtuar nga forcat Shqiponja dhe FNSH në vendin e quajtur Ura e Kranesë u kap një i ri nga Gjirokastra. Këtij të fundit iu gjetën disa doza me lëndë narkotike.

Postblloqet vazhdojnë për kapjen e personave të armatosur, apo në kërkim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: