Policia e Bedfordshirt, në Luton të Britanisë së Madhe, pas një operacioni anti-drogë, ka rënë në gjurmët e grupeve kriminale nga Kosova, Shqipëria e Serbia, të cilët besohen se kanë prodhuar kokainë dhe kanabis në zonë.

Media lokale “Luton Today”, shkruan se janë zbuluar më shumë se 100 bimë kanabisi në qendrën e qytetit Dunstable.

Sipas raportimeve nga ky aksion janë arrestuar pesë persona, të cilët dyshohen për posedim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë bëhet e ditur se hetimet janë ende në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb