Një shtetas shqiptar u pa duke u kujdesur për mbi 150 bimë kanabis kur policia hyri në një pronë në West Yorkshire.

Javën e kaluar, oficerët nga Calderdale kryen një urdhër droge në një shtëpi në veri të Halifax.

Me të hyrë ata gjetën një numër të madh bimësh kanabisi në faza të ndryshme të rritjes.

Vijojnë hetimet se si shtetasi shqiptar ka ardhur në vend.

Një zëdhënës i policisë së West Yorkshire tha: “Rritja e kanabisit është e lidhur thelbësisht me trafikimin e njerëzve dhe Bandave të Organizuara Kriminale (OCG)”.

“Policia e West Yorkshire i merr këto çështje shumë seriozisht dhe i kërkon publikut të raportojë çdo aktivitet që mund të mendoni se është i lidhur me trafikimin dhe ose me kultivimin e kanabisit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb