Kryetari i PD-se Lulzim Basha ka reaguar ne lidhje me dhunen e ushtruar nga policia dje, ndaj nje te mituri ne kryeqytet. Ai ka postuar videon ne Twitter, ndersa fajesoi kryeministrin Edi Rama per situaten ne vend.

“Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë!
Dënoj me forcë dhunën barbare ndaj një të mituri. Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit.Ky është akti i një frikacaku të dështuar.”, shkruan Basha.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb