TIRANË-Policia e Durrësit ka reaguar nëpërmjet një deklarate në lidhje me ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Bedri Haka 22 vjeç. Policia bën me dije se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ndalimin e Bedri Hakas, i cili dyshohet si vrasësi i biznesmenit Leonard Murataj, 51 vjeç, banues në Durrës.

Deklarata e plotë e policisë së Durrësit:

Në lidhje me ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, Bedri Haka, 22 vjeç, banues në Krujë, si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Leonard Murataj, 51 vjeç, banues në Durrës, më datë 18.11.2014, në qendër të qytetit të Durrësit ju informojmë se:

Ndalimi i shtetasit të mësipërm është bërë më datë 18.06.2016 nga ana e Specialistëve të Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, me qëllim ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës Nr. 1014, datë 23.11.2014, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg” në ngarkim të B.Hakës, për veprat penale ”Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 78/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Policia nuk eshte njohur me asnje vendim qe rrezon masen e Gjykates se Shkallës se pare Durrës Nr. 1014, datë 23.11.2014.

Në momentin e parë që do njihemi me një vendim tjeter, që sipas aludimeve ne media duke cituar avokatin e tij, Haka eshte shpallur i pafajshem, do të zbatohet vendimi siç e parashikon ligji.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb