Një shofer që kishte në makinë 380 kilogramë kokainë u arrestua në Francën jugperëndimore pas mbërritjes së tij nga Spanja, njoftoi Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP), duke cituar një burim të afërt me hetimin.

Suksesi i Agjencisë Franceze kundër Drogës (OFAST) u shënua me sekuestrimin e 850 kilogramëve kanabis nga autoritetet doganore në fund të nëntorit.

Personat e OFAST-it që morën pjesë në hetim dyshuan se do të gjenin kanabis në makinën “e dyshimtë”, por u habitën kur zbuluan se ajo ishte e ngarkuar me kokainë. Ata vlerësojnë se droga kishte si destinacion veriun e Francës.

Në Francën jugperëndimore, pranë kufirit spanjoll, konfiskimet e kokainës kanë shënuar një rritje të konsiderueshme që nga viti 2023, duke tejkaluar 400 kilogramë në vit në dy vitet e mëparshme, thanë burime gjyqësore për AFP. Konfiskimet e para të vitit 2025 tashmë e kanë tejkaluar shumë këtë nivel, duke arritur në 545 kilogramë. Më 23 janar, 165 kilogramë kokainë u gjetën në një kamion në autostradën A9 në Pyrenees-Orientales. Dy italianë që ndodheshin në kamion u dënuan me pesë vjet burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: