Policia në Bosnje u përlesh me qindra veteranë të luftës, që protestuan në shenjë pakënaqësie me ligjet që i rregullojnë të drejtat e tyre që burojnë nga konflikti i viteve 1992-95.

Policia me mburoja dhe helmeta përdori sprej djegës kundër protestuesve, disa prejt të cilëve mbanin flamuj ose shkopinj. Mediat lokale thanë se disa vetë u plagosën në incidentin në Sarajevë, përpara se situata të qetësohej, raporton REL.

Veteranët e luftës ankohen se paratë e ndara për ta, përfundojnë në xhepat e atyre që nuk kanë luftuar kurrë. Ata kërkojnë ligje më të rrepta dhe një regjistër të vetëm të luftëtarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: