Policia Rrugore e Durrësit ka shtuar masat për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, 1 për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa 2 shtetas të tjetër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu janë pezulluar 20 leje drejtimi, nga të cilat 6 për drejtim të automjetit, nën efektin e alkoolit dhe 14 për drejtim të automjetit, me shpejtësi tej normës së lejuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1513 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 203 masa administrative, për parakalim të gabuar;
• 47 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
• 78 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 431 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 236 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 7 masa administrative, për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 14 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe
• 497 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: