DURRËS

Policia e Durrësit jep informacione zyrtare për ngjarjen e ndodhur në orët e para të ditës së sotme tek Ura e Dajlanit. Mësohet se automjeti i Patrullës së Përgjithshme është goditur nga mbrapa nga një mjet tip “Volkswagen”, drejtuesi i të cilit është shoqëruar në ambjentet e Policisë.

“Më datë 29.02.2020, rreth orës 02:00, në vendin e quajtur ‘Ura e Dajlanit’, automjeti i Patrullës së Përgjithshme që ishte duke patrulluar në zonë është goditur nga mbrapa nga një mjet tip ‘Volkswagen’ me drejtues shtetasin E.J., 22 vjeç, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.44 mg/l. Si pasojë e goditjes janë lënduar lehtë pa asnjë problem për jetën dy punonjës policie. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit”, bën të ditur policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb