DURRËS- Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon një krim brenda familjes në Durrës. Mësohet se 23-vjeçari Bledar Alushi ka dhunuar bashkëshorten e tij B. Alushi, 22 vjeçe dhe e ka kërcënuar me jetë duke i drejtuar pistoletën.

Me të marrë njoftimin efektivët e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke mundësuar lokalizimin e autorit dhe arrestimin e tij.

Policia ka sekuestruar një armë zjarri dhe fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb