Është ndaluar sot nga policia e Durrësit një 14-vjeçar, të cilit gjatë një kontrolli rutinë i është gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” në çantën e dorës.

NJOFTIMI I PLOTE
Shërbimet e Policisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të Planit të Masave, kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje në Sukth.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur A. V., 14 vjeç, banues në Sallmone, Shijak.

Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar shtetasin A. V., në afërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe pas kontrollit fizik, në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: