FIER

Policia Rrugore i vjen në ndihmë një familjeje turistësh nga Holanda, të cilët kishin mbetur në rrugë për shkak të një defekti në mjet

Pas telefonatës të marrë në numrin falas 112 nga një familje turistësh holandezë, të cilët kërkonin ndihmë pasi në aksin rrugor Fier – Lushnjë kishin problem me mjetin e tyre, patrulla e Policisë Rrugore që ishte në shërbim ka shkuar menjëherë për ndihmë.

Efektivët e Policisë Rrugore kontaktuan një mekanik dhe e çuan në vendin ku kishin mbetur turistët, i cili rregulloi defektin.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt. Në këtë kuadër Policia fton qytetarët jo vetëm të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, por edhe të kërkojnë ndihmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb