Policia e Gramshit ka zbarkuar në terren, ndërsa ka ushtruar aksione për të identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve.

Gjatë kontrolleve dhe postblloqeve të ngritura në hyrje dhe dalje të qytetit nga policia e qarkullimit rrugor janë ndëshkuar disa drejtues mjetesh të kapur në parregullsi të dokumentacionit si dhe mos drejtim të rregullt të mjeteve, mos vendosje të rripit të sigurimit, komunikim në telefon gjatë drejtimit të mjeteve mos ndezje dritash e parkime të gabuara.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për ‘BalkanWeb’ se një drejtues mjeti është arrestuar, pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.K.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb