GJERMANI- Policia e Hanoverit ka sekuestruar sot 500 kg drogë dhe ka vënë në pranga 3 shqiptarë dhe një malazez.

Bëhet me dije se sasia e lëndës narkotikr u sekuestrua në një fabrikë në Hanover, ndërsa nëse do të hidhej në treg trafikantët do mund të përfitonin 2 milionë euro nga shita e saj.

Policia po i mbante shqiptarët prej kohësh nën vëzhgim, ndërsa i ka kapur në momentin që punonin brenda fabriks për të ndarë marijunën në paketa të vogla. Për këtë siç bën me dijë Bild ata kishin blerë edhe një makinë paketimi në mënyrë që të punonin sa më shpejt.

Menjëherë pasi gjetën drogën policët e Hanoverit bastisi edhe shtëpitë dhe bizneset e personave të sipërpërmendur duke sekuestruar që aty 60 mijë euro të thata, bizhuteri etj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: