Policia e Kosovës, ka bërë me dije se zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit e ka raportuar një zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore.

Në një reagim zyrtar, policia bën me dije se gjatë procedurës së seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike.

Rasti në fjalë është cilësuar si “Manipulim me prova”.

“MANIPULIM ME PROVA- Prishtinë, Tetor 2021-07.12.2022 Dëshmitarja femër kosovare zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të një rasti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb