Pasi qeveria shpall nisjen e aksionit për mbrojtjen dhe kontrollin e territorit dhe i ka tërhequr vëmendjen policisë në këtë drejtim policia e Kukësit ka proceduar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” 32 persona të cilët kryesisht po ndërtonin shtëpi banimi 1 deri në 3 kate.

Gjithashtu nga Seksioni i Për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar, janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” 5 punonjës të bashkisë.

Konkretisht Drejtori i Urbanistikës pranë Bashkisë Has, Inspektori i IMT Bashkia Has, Kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Qarkun Kukës, Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kukës, Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tropojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb