Policia e Sarandës ka zhvilluar një operacion mbrëmjen e sotme së bashku me forcat operacionale në aksin Gjirokastër-Sarandë pranë fshatit Bistricë.

Gazetarja Shpresa Dine duke iu referuar burimeve nga policia raporton për “BalkanWeb” se është ndaluar një automjet tip “Volkswagen Golf” dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë tre shtetas. (foto ilustruese)

Ende nuk dihet arsyeja e këtij operacioni i cili është në zhvillim e sipër teksa dyshohet për një rast transporti droge.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb