Përmes një komunikate zyrtare, Policia e Shtetit u është drejtuar qytetarëve duke u bërë thirrje që të tregohen të kujdesshëm gjatë përdorimit të aplikacionit “Plinko”.

Sipas edhe komunikatës së bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ky paralajmërim vjen pasi kohët e fundit, në rrjetet sociale po reklamohen lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para.

Policia sqaron se për ta bërë të besueshme po përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, por që në fakt është mashtrim.

Sipas policisë, ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare.

Njoftimi i policisë: 

”Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë përdorimit të aplikacionit “Plinko”.

Kohët e fundit, në rrjetet sociale po reklamohen lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para.

Për ta bërë të besueshme, përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, gjë që në fakt është mashtrim.

Ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare.

Nisur nga rastet e shtuara të përdorimit të këtij aplikacioni, kryesisht nga nxënësit, me qëllimin për të fituar para, Policia e Shtetit apelon për prindërit që të tregohen të kujdesshëm, për të mos lejuar fëmijët që të përdorin këtë aplikacion dhe në rastet kur ata e përdorin, të tregojnë kujdes, pasi duke dhënë të dhëna personale dhe të llogarive bankare, mund t’iu tërhiqen para nga llogaria juaj. ❌MOS JEPNI TË DHENA PERSONALE! ❌MOS JEPNI TË DHËNA TË LLOGARIVE BANKARE!’‘, shkruan Policia.

Capture
Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb