TIRANE– Policia e Shtetit raporton se me përfundimin e procesit të votimit në të gjithë vendin, Punonjësit e Policisë së Shtetit janë paraqitur pranë çdo qëndre votimi dhe më pas kanë bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit nga QV-të për në VNV.

Gjatë shoqërimit nuk pati asnjë problem përsa i përket përmbushjes së detyrës nga punonjësit e Policisë, përveç rastit në qytetin e Vlorës ku është shënuar një incident mes komisionerëve, por me ndërhyrjen e Policisë situata është normalizuar dhe zgjidhur nga KZAZ.

Gjatë kohës së votimit, në të gjithë vendin, Policia e Shtetit ka ndërhyrë me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, brenda Qendrave së Votimit në 72 raste.

Në vijim, Policia e Shtetit është fokusuar në përmbushjen e detyrave për: Marrjen në ruajtje dhe sigurimin e Vendeve të Numërimit të Votave.
Kryerjen e veprimeve proceduriale për të gjithë ngjarjet / incidentet që mund të ndodhin gjatë proçesit të numërimit të votave, duke bashkëpunuar me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
Menaxhimin e situatave që mund të krijohen në ambientet jashtë Vendeve të Numërimit të Votave.

Në rivendosjen e rregullit dhe të rendit publik në Vendet e Numërimit të Votave, në rastet e kërkesës së ligjshme të KZAZ-ve Shoqërimin e materialeve zgjedhore nga Vendet e Numërimit të Votave për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në përfundim të procesit zgjedhor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb