Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Duke marrë shkas nga rritja e numrit të të infektuarve, policia publikon masat që duhet të zbatojnë të gjithë qytetarët, që nga shmangja e grumbullimeve deri te përdorimi i maskave dhe dorezave.

Njoftimi i policisë:

Policia apelon për qytetarët për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID- 19

?Të nderuar qytetarë,

?Duke marrë shkas nga numri në rritje i personave të infektuar nga virusi COVID-19, kërkojmë bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kontributin tuaj për parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni.

?Respektoni protokollet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin e tuaj dhe të të tjerëve, distancimin social, bëni kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive.

?Mos qëndroni grumbull në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve dhe mos pranoi shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat.

? Shmangni grumbullimet në ambiente publike, pasi janë në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe janë rrezik potencial për t’u infektuar dhe përhapur COVID-19.

? Cilido që është i infektuar me COVID-19, të respektojë në mënyrë rigoroze vetëkarantinimin, pasi Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e personave të infektuar dhe do vijojë ushtrimin e kontrolleve të pandërprera për monitorimin e kësaj kategorie, duke marrë masa për cilindo që shkel këtë rregull, sipas sanksioneve ligjore në fuqi.

?Të nderuar qytetarë, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, ju falënderon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, tuaj për ta kaluar së bashku këtë situatë të vështirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb