Reporterët pa Kufij kanë bërë thirrje që të hetohet rasti i sjelljes së policëve ndaj gazetarit të Neës24, Ergys Gjençaj.

Sipas organizatës, Gjençaj u kap me dhunë nga policët gjatë një operacion me një sjellje të parespektushme.

Ditën e djeshme, gazetari u përball me një situatë të paprecedentë pasi teksa filmonte një operacion policor tek ‘’Varri i Bamit’’ në Tiranë, u kap nga policët dhe u shtri përtokë tekas u mbajt për 1 orë i rrethuar.

 

NJOFTIMI NGA REPORTERËT PA KUFIJ

Shqipëria: Ndërsa filmonte një operacion policor,Ergys Gjencaj i News24 dhe BalkanWeb u kap me dhunë, iu konfiskua telefoni dhe u ndalua në komisariat 1 orë.

RSF bën thirrje për një investigim për sjelljen pa respekt të policëve ndaj lirisë së medias.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb