Policia e Stambollit sekuestroi më shumë se 3.700 artefakte historike në operacionet në të gjithë territorin e qytetit, përfshirë edhe të tilla me më shumë se 2,000 vjet të vjetra, thanë të mërkurën burime të sigurisë.

Duke vepruar sipas urdhrit, ekipet kundër kontrabandës dhe krimeve të organizuara nisën 11 operacione midis 13 janarit dhe 25 shkurtit në disa rrethe të Stambollit, e që rezultoi me arrestimin e 12 të dyshuarve, raporton Anadolu Agency.

Ndër artefaktet e sekuestruara ishin mbi 3,400 copë monedha dhe rreth 260 objekte të lashta, ku disa prej tyre i përkisnin epokës Bizantine, Romake, Greke, Helene, Osmane dhe Selxhuke.

Në mesin e objekteve të sekuestruara ishin mbajtës të qirinjve nga shekulli i 17-të, që paraqesin motive të epokës Memluke, një shtizë lufte me varg kuranor mbi të, dhe objekte qeramike 2,400-vjeçare, si dhe vepra nga xhami të epokës romake 2.200 vjeçare. Të dyshuarit u lanë të lirë nga gjykata në pritje të gjykimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb