Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona, mes tyre një vajzë, ndërsa akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. L., 34 vjeç, dhe M. B., 48 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin këta shtetas udhëtonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Pas hekurave përfundoi edhe 26-vjeçarja me inicialet Q. H., e ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Burime zyrtare bënë me dije se në flagrancë u arrestua edhe shtetasi me inicialet G. Sh., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. K., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb