Policia e Tiranës ka ndaluar disa persona për vepra të ndryshme penale. Policia e Tiranës kanë ndaluar shtetasin E. H., 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 35-vjeçarit, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. B., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, për një periudhë të gjatë kohore;

– A. S., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasit:

– A. D., 59 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”;

– Y. L., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 28-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. M. (V)., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasit:

– F. D., 46 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– H. F., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të aparatit të tij celular, shërbimet e Policisë gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– Sh. H., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– F. P., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: