TIRANË- Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë u kërkon të gjithë qytetarëve të paguajnë gjobat e automjeteve, në të kundërt penalizohen.

Sot Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë ka njoftuar të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore, subjektet private që kanë në pronësi/përdorim mjete rrugore, të marrin masa për likuidimin e gjobave të vendosura nga shërbimet e policisë, për shkelje të legjislacionit rrugor.

Duke filluar nga data 1 shtator 2015, pasi nga shërbimet e policisë rrugore do të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme dhe për mjetet që do të rezultojnë me 1 gjobë, të cilës i ka kaluar afati 30 ditor i arkëtimit do të bëhet bllokimi administrativ deri në arkëtimin e tyre.

Gjithashtu, për rastet kur mjeti brenda 3 muajve nuk shlyen detyrimet dhe nuk tërhiqet nga pronari mjeti do të konfiskohet. Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore kërkon mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin  e përdoruesve të mjeteve që të verifikojnë targat e mjeteve dhe të likuidojnë gjobat sipas afatit të parashikuar në ligj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb