TIRANË

Policia e Tiranës po zhvillon një operacion kundër lojërave të fatit. Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për “BalkanWeb” se strukturat e anti-krimit ekonomik kanë zhvilluar kontrolle në disa lokale ku janë sekuestruar pajisje te paligjshme.

Po kështu gjatë operacionit janë shoqëruar edhe disa persona.

Kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive janë mbyllur nga 1 janari i vitit të kaluar. Pas kësaj date policia ka zhvilluar shpesh herë kontrolle dhe ka sekuestruar pajisje të lojërave të fatit duke vënë para përgjegjësisë ligjore edhe autorët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb