Policia e Vlorës ka nisur ditën e sotme kontrolle blic, duke ngritur disa postblloqe në rrugët kryesore në qytet.

Kontrollet janë bërë për të identifikuar personat që mbajnë armë me vete si edhe për persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje kriminale.

Gazetari Enrik Mehmeti tha pwr “BalkanWeb”, se deri tani janë shoqëruar 5 persona vetëm orët e fundit, të cilat janë ndjekur nga policia dhe po hetohet arsyeja e largimit të tyre.

Dyshohet se të shoqëruarit kanë pasur armë me vete, ndërsa nga uniformat blu po kontrollohet e gjithë zona ku dyshohet se kanë lëvizur.

Ndërkaq kontrollet e shumta të ditëve të fundit ,kanë ulur shkallën e kriminalitetit në mënyrë të ndjeshme në qytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb