Policia rrugore ndodhet në terren e përqendruar sidomos në dalje të kryeqytetit për shkak se rruga është bllokuar nga prania e madhe e ujit.

Policia thotë se autostrada nga Qafa e Kasharit e tek Shqiponja është e bllokuar. Nga Shqiponja në Qafë të Kasharit është e bllokuar kalohet vetëm në rrugë dytësore.

Policia Rrugore ndodhet në detyrë për të orientuar drejtuesit e mjeteve për të qarkulluar në rrugën dytësore pasi autostrada është bllokuar nga uji.

Në autostradën Tiranë –Durrës ndodhen forca policie, zjarrfikës por edhe nga ARRSH në përpjekje për të zhbllokuar rrugën nga sasia e jashtëzakonshme e ujit, me qëllim ardhjen në ndihmë përdoruesve të rrugës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: