PARIS- Të paktën 4 prej personave që mbaheshin peng në supermarketin në Porte de Vincinnes në Paris, janë vrarë gjatë operacionit blic të policisë. Mediat franceze bëjnë të ditur se forcat speciale kanë vrarë pengmarrësin Amedy Coulibaly, ndërsa nuk dihet ende fati i vajzës me emrin, Hayat Boumeddiene, që ka ndihmuar pengmarrësin në supermarket. Sipas CNN, vajza ka arritur të arratiset nga marketi, pak përpara nisjes së operacionit të policisë. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, një pjesë e mirë e pengjeve kanë shpëtuar pa lëndime, mes të cilëve edhe foshnja 6 muajshe që ndodhej në marketin që ishte në pronësi të një shtetasi hebre. Katër policë kanë mbetur të plagosur gjatë operacionit. Amedy Coulibaly ishte identifikuar si autori i vrasjes së polices bashkiake një ditë më parë në Paris, ndërsa kërkonte që të liroheshin dy vëllezërit Kouachi, të cilët ishin rrethuar nga policia në një shtypshkronjë në Dammartin-en-Goele.

Pengmarrësi: Lironi vëllezërit Kouachi ose do vras pengjet
Ora 16:00
-Pengmarrësi kërcënon se do të vrasë pengjet nëse dy vëllezërit franko-algjerianë nuk lihen të lirë nga ndjekja që po i bën policia. Amedy Coulibaly i kërkoi policisë që ka rrethuar supermarketin, ‘që forcat speciale të lenë të lirë vëllezërit Kouachi”, të cilët tanimë janë zyrtarizuar si autorët e masakrës në ‘Charlie Hebdo’, tanimë të lokalizuar në një shtypshkronjë në Dammartin en Goele. Nëse kërkesa e tij nuk plotësohet, Amedy kërcënon se do të vrasë pengjet që ka në supermarket.

Ministria e Brendshme: Nuk ka viktima në supermarket

Ora 15:37– Ministri Francez i Punëve të Brendshme hodhi poshtë lajmet e përhapura në media për dy persona të vdekur brenda supermarketit që është marrë peng në periferi të Parisit. Sipas Ministrisë së Brendshme, një nga pengmarrësit është plagosur rëndë, por deri tani nuk ka patur viktima.

Pengmarrësi në supermarket: E dini ju se kush jam?

Ora 14:40 – Një mashkull me ngjyrë që shihni në foto është agresori në supermarket, i cili po terrorizon pengjet, mes tyre gra e fëmijë. Ai njihet si personi që vrau pas shpine dje një police bashkiake në Paris, gjatë kontrolleve që po bëheshin pas masakrës në redaksinë e një gazete satirike.  “E dini ju se kush jam, a e dini se kush jam?!”

5 pengje, autori ndihmohet nga një femër

Ora 14:00- Janë pesë persona të marrë peng në supermarket në Vincennes të Parisit nga djali me ngjyrë Amedy Coulibaly dhe një vajzë që e shoqëron me emrin Hayat Boumeddiene. Ndërkohë policia po vijon një aksion të madh rreth supermarketit ndërsa dëgjohen papushim të shtëna me armë.

E gjithë Franca ndodhet në gjendje alarmi, pas disa sulmeve të njëpasnjëshme në zona të ndryshme të Parisit. Nga akti terrorist në revistën satirike Charlie Hebdo, mbetën të vrarë 12 persona, ndërsa policia franceze, tashmë është pranë kapjes së autorëve, dy vëllezërve franko-algjerianë.

Kush është agresori

Mediat franceze ndërkohë kanë servirur dhe të dhënat mbi Coulibaly, i cili po konvertohej në fenë myslimane.

Në vitin 2004 u dënua për grabitje, vepër penale për të cilën bëri 6 vjet burg. Pas lirimin nga qelia, ai u dënua dhe për trafik droge. Në vitin 2010, ai u arrestua nga agjencitë e antiterrorist pasi iu gjetën në banesë, municione dhe kallashnikovë.

Prefektura urdhëron mbylljen e dyqaneve në Paris

Prefektura e Parisit, në prezencë të Parisit, ka urdhëruar mbylljen e bizneseve në rajonin me biznese herreje, ku pengmarrësi po mban peng disa persona në supermarket.
(m.k/d.b/er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: