Qindra fermerë të Lushnjës kanë dalë sot në protestë, ku kanë parashtruar një sërë kërkesash për qeverinë. Të mbledhur në rrethrrotullimin e “Plugut” në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, ata kërkuar subvencionim për njësitë e prodhimit, lehtësim të burokracive, barazim të TVSH-së në shitje dhe në blerje në bujqësi, sigurimin e prodhimeve të tyre për shitje etj. Nga ana tjetër forca të shumta policie janë vendosur në rrugë.

Fermerët kanë tentuar të bllokojnë autostradën, por nuk janë lejuar nga policia. Rreth 15 persona u shoqëruan në komisariat për protestën.

Fermerët protestë në Lushnjë, tentojnë të bllokojnë autostradën dhe përplasen me policinë, shoqërohen 15 prej tyre

Lushnje
Lushnje

Fermerët kanë deklaruar se nëse kushtet që kërkojnë nuk plotësohen ata do të jenë të detyruar të braktisin vendin për të shlyer kreditë që kanë marrë për të nxjerrë prodhimet e tyre.


“Po hedhim mallin në kosh. Nuk marrim as lekët e farave që hedhim. Jemi me kredi, kemi bërë aplikimet për subvencione, emrat kanë dalë, po nuk kemi marrë asnjë lekë akoma. Jemi shumë të zhgënjyer”.

“Nëse nuk plotësohen kërkesat tonë, atëherë unë do ta braktis serën. Te puna ime unë punoj 16 orë në ditë dhe nuk del asgjë. S’na ka ngel gjë tjetër veçse të ikim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb