BERLIN – Policia gjermane bastisi në orët e mëngjesit të së martës zyrat qendrore të Federatës së Futbollit, në përpjekje për të gjetur prova për akuzat e evazionit fiskal, akuza këto të lidhura me organizimin e Kupës së Botës 2006.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, veç zyrave të federatës në Frankfurt, pjesë e kontrolleve janë bërë edhe shtëpitë e kreut aktual të federatës. Ky aksion i autoriteteve gjermane mbërrin pas raportimeve për një fond të fshehtë prej 6.7 milionë eurosh, i përdorur për të siguruar vota që Gjermania të organizonte botërorin e 2006-ës.

Nga ana e saj, Federata Gjermane e Futbollit i hodhi poshtë akuzat e ngritura duke i cilësuar ato si të pabaza, por shtoi se gjithsesi po bën hetimet për këtë shumë të derdhur për llogari të FIFA-s.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb