Policia gjermane u njoftua për një festë të rinjsh me muzikë tekno, që po zhvillohej në një urë autostrade, në shtetin perëndimor gjerman të North Rhine Westphalia dhe prishi atë.
“Një banor pranë autostradës kishte raportuar për muzikë me zë shumë të lartë të shtunën në mbrëmje”, tha policia.
Sipas informacioneve, një 20-vjeçar kishte ftuar njerëz në festë me anë të rrjeteve sociale.
“Të rinjtë kishin krijuar një sistem të plotë muzikor dhe ndriçimi, i cili punonte me gjeneratorë me naftë”, tha policia.
“Rreth 100 persona ndodheshin në këtë festë”, shpjeguan oficerët e policisë.
“Festa u prish për prishje të qetësisë publike”, tha një zëdhënëse e policisë.