KANADA– Declan Tramley, vetëm 3 vjeç ka shumë dëshirë të bëjë xhiro me motorin e tin lodër, por ai ka marrë një ‘gjobë’ nga efektivi i policisë pasi e kishte parkuar motorin e tij në një vend që nuk lejohej.

Fotoja me reagimin e 3-vjeçarit pas ‘gjobës’ është bërë hit në rrjetet sociale.

Ai vendos dorën në ballë, duke shprehur trishtim për dënimin, tamam si një shofer i vërtetë.

Gjithçka ishte një shaka e efektivit të policisë, por reagimi i 3-vjeçarit është vërtet i paçmueshëm.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: