TIRANE- Policia greke kap 22 kg marijuanë. në një zonë bujqësore pranë Kosturit, në kufi me Shqipërinë. Droga është gjetur e fshehur në dy çanta me 29 pako.

Policia ka vëzhguar zonën dërisa janë afruar pranë çantave tre shtetas, të cilëve iu është bërë thirrje të ndalojnë, por ata nuk janë bindur.

Menjëherë policia është vënë në ndjekje të tyre dhe ka mundur të arrestojë një shtetas 30 vjeçar dhe është identifikuar një 23 vjeçar me precedentë të mëparshëm.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: