Kakavijë- Policia greke ka sekuestruar rreth 340 kg marijuanë pranë pikës kufitare të Kakavijës. Droga u kap në vendin e quajtur Kallpaqi. Droga është sekuestruar nga policia greke në një mjet që drejtohej nga një  45-vjeçar shqiptar, i cili është arrestuar nga policia. Identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë akoma i ditur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: