Policia greke ka vënë në pranga babë e bir pas drogës e armëve të zbuluar në makinën e tyre. Mësohet se operacioni i policisë greke është zhvilluar në kufi, në fshatin Kastritsa, Janinë.

Në automjet janë gjendur 8 kg e 741 gram marijuanë, 1 kallashnikov, 1 krehër, 12 fishekë dhe 7 celularë. Dy të arrestuarit janë 61 dhe 35 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: