GREQI- Sekuestrohen mbi 128 kg marijuanë në dy operacione të ndryshme të policisë greke në kufirin greko-shqiptar pranë Igumenicës. Mësohet se sot në orët e para të mëngjesit, në Petusiou, Igumenicë, u ndalua një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 41 pako me 77 kg 270 gramë marijuanë. Lidhur me këtë operacion, në pranga u vu shoferi shqiptar 30 vjeç.

Ndërsa në një tjetër operacion të bërë sot pas mesnate, në rrugën bujqësore në Drimitsa, Igumenicë, u kapën dy shtetas shqiptarë 24 dhe 29 vjeç, teksa transportonin në këmbë çanta që përmbanin 48 pako me 51 kg 10 gramë marijuanë.

Në total janë sekuestruar 128 kg 280 gram marijuanë, 1370 euro, 3 celularë, dhe një automjet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb