Një kilogram kokainë u konfiskua nga doganat greke paraditen e sotme në kalimin kufitar të Kakavijës. Lënda narkotike ishte fshehur në një autobus të Shqipërisë.

Gjatë një kontrolli në stacionin e autobusëve shqiptarë, doganierët grekë gjetën një pako kokaine në frigorifer.

Sapo shoferi kuptoi se ishte zbuluar u largua me shpejtësi duke hyrë në territorin shqiptar. Autobusi dhe kokaina u konfiskuan. Pasagjerët qëndruan për një kohë të gjatë në stacionin kufitar dhe vazhduan udhëtimin me një tjetër mjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb