Me 50 000 doza heroine, me vlerë mbi 300 000 euro, një çift rom u kap në servisin e makinave Almyros në Athinë. Në dëshminë e tyre, ata deklaruan se furnizuesi i tyre ishte një shqiptar, me destinacion Selanikun.

Mediat greke bëjnë se çifti janë janë pikasur pasditen e së shtunës në një servis makinash në Almyros, teksa janë ndaluar sapo kanë hipur në makinën e tyre.

Në kontrollin e kryer brenda automjetit, u gjetën të fshehura në muret brenda dyerve të shoferit dhe pasagjerit, dhjetë pako heroinë me peshë totale 10.099 gram dhe një celular i përdorur nga të dy për transaksionet e tyre të paligjshme.

Gjithashtu, 32-vjeçarit iu gjet edhe shuma prej 400 eurosh si të ardhura nga trafiku i drogës.

Ai u mundua të bindë hetuesit se kokainën e kishte për përdorim personal, por kjo ‘metodë’ nuk funksionoi’. Ndërkohë kanë nisur hetimet dhe po punohet për identifikimin e shqiptarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: