Policia e Nju Jorkut ishte vendosur në ndjekje të një të dyshuari, kur ky i fundit, teksa largohej me makinë, përplaset me 7 mjete të tjera duke lënduar të paktën 14 persona.

Policia ka sqaruar se ishte vendosur në ndjekje të mjetit, pasi ky i fundit, ishte duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe dyshohej, se shoferi ishte duke tymosur kanabis.

Video e ndjekjes dhe më pas e përplasjes masive, është regjistruar nga një artist tatuazhesh, i quajtur David Peres.

Në pamje, shihet se si shoferi i makinës që ishte në ndjekje, pasi kryen përplasjen, tenton të largohet në këmbë.

Nuk dihet ende nëse shoferi është arrestuar, ndërsa dëmet materiale përllogariten si tepër të mëdha.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb