Në fillim lot dhe trishtim, ndërsa më pas një dhuratë që e bëri të lumtur. Një 13-vjeçar me emrin Justus jetoi disa orë me emocione të kundërta të premten e shkuar. Ai duhet të udhëtonte nga Mynihu në Dortmund bashkë me babain e tij, teksa me vete mbante një top futbolli, që ia kishte dhuruar e ëma për ditëlindje. Por për arsye sigurie, policia nuk e lejoi ta merrte topin me vete në avion, çka solli dëshpëtimin e djaloshit, një tifoz i zjarrtë i Borussia Dormund.

Sp30 Mats Hummels
Sp30 Mats Hummels

Por gjërat ndryshuan shumë shpejt. Mes udhëtarëve ishte edhe Matts Hummels, mbrojtësi gjerman që në fillim të verës u transferua nga Bayern te Borussia. Ai në fillim ngushëlloi djalin e vogël, ndërsa më pas nga babai i tij mori adresën e shtëpisë. Vetëm 45 minuta nga mbërritja në banesën e tij, Justus mori një dhuratë të bukur. Jo një, por katër topa futbolli, njëri me autografin e Matts Hummels, që tregohet një kampion edhe jashtë fushave të lojës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb