Partia Demokratike ka reaguar pas letrës zyrtare që mori nga Policia e Tiranës e cila i ndalon tubimin në 6 dhjetor përballë Kryeministrisë. 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është shprehur mbrëmjen e sotme për Klan News se ata kanë njoftuar policinë në lidhje me tubimin pasi nuk marrin leje për të ushtruar të drejtat e qytetarëve.

“Protesta është e drejtë demokratike e fituar që në Dhjetor të ’90. Askush nuk mund të ndalë të drejtën për të protestuar. Askujt në Shqipëri ne nuk i marrim leje për të protestuar. Në bazë të ligjit njoftojmë, kaq është detyrimi ligjor”, ka thënë Noka.

Në shkresën e saj policia thekson se protesta brenda perimetrit të sigurisë të caktuar për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Tiranë në të njëjtën datë, mund të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb