Një vendim nga autoritetet policore gjermane për të refuzuar një aplikim për punë nga një grua, 32 vjeçe, me arsyetimin se transplanti i silikonit të gjirit nuk ishte implementuar mirë, u hodh poshtë nga një vendim i një gjykate në qytetin perëndimor të Gelsenkirshenit.

Gjykata Administrative mori një kërkesë nga një infermiere, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ku asaj i refuzohet aplikimi për arsye mjekësore në pranverën e vitit 2014.

Një mjek i policisë mori vendimin se ajo nuk ishte e aftë për të punuar si police. Sipas një rregulloreje të policisë që aplikohet në të gjithë Gjermaninë, gratë me implante të gjirit janë të papërshtatshme për shërbimin policor, bazuar mbi rrezikun e lartë të plagosjes dhe të rasteve të lëndimit. Por gjykata e ka hedhur poshtë policinë duke i kërkuar të rishikojë rregulloren.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb